Nuk ka gjë që na pëlqen më shumë se sa kur shohim një person të zakonshëm që është identik me një person të famshëm dhe falë instagramit të gjesh një person të tillë është shumë e lehtë. Nga Meghan Markle në Australi te Gisele Bundchen në Brasil- ju paraqesim disa persona të thjeshtë shumë të ngjashëm me vipat.
Danielle Bazergy or Meghan Markle?
Danielle Bazergy I thanë se se I ngjante Meghan Markle kur ishte 16 vjeç. Tashmë në moshën 22 vjeçare ajo pati mundësinë ta takonte dukeshën e Sussex gjatë turit mbretërorë në Australi.
Laura Cadman or Taylor Swift?
Në 2017-ën internet zbuloi se studentja atherë 20-vjeçare e Neëcastle Laura Cadman ishte një kopje e këngëtares Taylor Swift. Cadman e cila është një kopje e Swift është parë shumë herë në koncertin e saj dhe gjithnjë është e gatshme të bëjë foto me fansat e Swift. Ajo tha për the Mirror se nuk përpiqet të duket si Taylor, “Nuk është se kam këtë pamje vetëm që ti ngjaj Taylor Swift. Jam bjonde natyrale, e gjatë dhe e dobët,” tha ajo.
Brittany Williams or Beyoncé?
Kopja më e mirë është Britanny Williams e cila ka edhe shkronjën e parë si binjakja e saj Beyonce. Me flokët caramel njësoj si Beyonce, format trupore njësoj si ajo, dhe stilin e saj Williams është një kopje perfekte e aktores, këngëtares dhe nënës së tre fëmijëve. “Prindërit e mi ngjasojnë me të sajët sikur të kenë lidhje familjare, unë madje mund të këndoj dhe të kërcej,’ tha Williams.
Iza IJzerman or Gigi Hadid?
Modelja plus size e njohur si kopja e Gigi Hadid ajo tregon se hera e parë që e kanë krahasuar me Gigin ishte në instagram. “Kur firmosa me MiLK ata postuan një foto ku kishin shkruar, ‘Gigi Hadid me forma të plota,’ dhe atherë u binda se kjo ishte e vërtetë.
Paula La Croiz or Gisele Bündchen?
16 vjeçarja La Croix është kurorëzuar nga internet si Bundchen Jr. Gjithashtu nga Brazili, modelja ndan tipare të njëjta si modelja e Victoria’s Secret. “Të krahasohem me Giselle është një nder, ajo është e mrekullueshme,’ tha Paula për Yahoo Lifestyle. ‘Sigurisht që frymëzohem nga ajo. Qëllimi im është të jem vetvetja dhe të ndjek karrierrën time por nuk e krahasoj veten me të pasi të dyja ne jemi unike.’
Sofia Solares or Selena Gomez?
Instagrami nuk mund ta besojë se sa shumë ngjan Sofia Solares me Selena Gomez. ‘Binjaket’ e ndara në lindje kanë të njëjtën formë të nofullës dhe të njëjtën ngjyrë flokësh. Duke folur për E! News ajo tha: “Më pëlqen shumë Selena Gomez dhe unë jam një fanse e saj dhe do më pëlqente shumë të dija se ajo e di për ekzistencën time.