KreuCelebrity

Reperi shqiptar, baba për herë të dytë!

Emocionin e të bërit prind ai e ka përjetuar për herë të parë 3 vite më parë kur së bashku me bashkëshorten mirëpritën në jetën e tyre vajzën Eva. Por duket se artisti nga Kosova Lyrical Son do të bekohet sërish me një tjetër fëmijë që është ‘rrugës’.

Bashkëshortja e reperit, Gresa është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt familja do të zgjerohet me një pjestar të ri. Në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari dhe tekstshkruesi ka treguar që është një baba tejet i përkushtuar me vajzën Eva, e me siguri ai dhe bashkëshortja mezi po presin ëngjëllin tjetër, gjinia e të cilit ende nuk është zbuluar.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF