KreuCelebrity

Nevina tha se Eni Shehu i ka bërë bllok; reagon moderatori!

Këtë të shtunë në programin Pop Culture do të jenë të ftuara dy bukuroshet Nevina Shtylla dhe Fioralba Ponari. Moderatorja Dojna Mema ka ndarë një copëz nga puntata e së shtunës, ku ndër të tjera ajo e pyet Nevinën se përderisa ka ikur me përshtypjet më të mira nga televizioni Klan, ku për një sezon moderoi programin “Jo vetëm modë”, atëherë pse nuk e ndjek Eni Shehun në Instagram?

 

 

Këtë të shtunë “Las Chicas” vijnë në “Një ditë me Dojnën” @pop_culture_tch @topchannelalbania ? Do të dëgjoni gjithçka ndodh në një parukeri @erinails2018 dhe kur tre goca bëhen bashkë për të pirë një gotë @fancy.resto.lounge ✌? Shumë qejf me @fjoralba.ponari dhe @nevinashtylla ?

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on

“Më ka bërë bllok”; u përgjigj moderatorja e “Proçesit Sportiv”, duke krijuar një mimikë ‘innoçente’.  E pikërisht shprehia e fytyrës së Nevinës na bëri kuriozë për të pyetur se si qëndron e vërteta dhe pse Eni i ka bërë bllok moderatores me  të cilën ka punuar për një sezon në “Jo vetëm modë”.

Me Nevinën nuk kemi ndarë kurrë momente shoqërore . Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë kolegë korrektë, por miqtë secili i zgjedh sipas dëshirës, edhe në rrjetet sociale. Bllok? Ç’të të them, nuk kam asnjë arsye për t’i bërë bllok, jo Nevinës por askujt, nuk e përdor fare si opsion. Mund ta kem shtypur dhe padashje (Qesh) se më bëtë të kontrolloj instagramin tani”: u përgjigj gazetari Shehu për bordo.al

Ja kaq thjesht qenka situata Eni dhe Nevina nuk janë shokë e si të tillë edhe nuk e ndjekin njëri-tjetrin.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF