Të gjithë ‘rendim’ pas personazhit tonë të preferuar në festën e Halloween dhe mundohemi ta sjellim sa më origjinal nëpërmjet maskimit. Dhe nëse ka një personazh të cilin Bes Kallaku e do dhe flet pa fund për të, padyshim ajo është gjyshja e tij Ija.
Aktori i humorit postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet i maskuar si Ija me rastin e festës së Halloween. Askush më mirë se Besi nuk e njeh Ijen e tij, ndaj maskimi duket shumë original.