KreuCelebrity

Në festën e 1-vjetorit dhe pagëzimit të Melani vajzës së Iris dhe Taulant Ballës!

Melani, vajza e çiftit Iris dhe Taulant Balla ka festuar pak ditë më parë 1-vjetorin e lindjes dhe ditën e saj të pagëzimit! Politikani dhe avokatja e suksesshme zgjodhi një ceremoni private mes të afërmve dhe miqve të tyre të ngushtë për të celebruar këtë gëzim në jetën e tyre familjare! Së bashku me Robin, djalin e tyre çifti Balla priti të ftuarit në Kishën e Shën Prokopit në Kodrat e Liqenit Artificial, në një ditë plot ngjyra vjeshte dhe ngrohtësi vere!

Melani dhe Iris ishin veshur me të bardha, siç e do Pagëzimi, ndërsa dekori i realizuar nga Geraldina Sposa mbante emrin rozë!
Shprehja rëndom, “detajet bëjnë diferencën” vlen të thuhet me plot bindje në këtë rast, ku çdo gjë ishte e kuruar mësë miri, e teksa të ftuarit merrnin në dorë konfetën e realizuar me aq delikatesë dhe mjeshtëri nga Hand_Made_By_Olga_Kalimera, përveç shijes tradicionale të karameleve me bajame të pjekura do të mbajnë një kujtim kaq elegant nga pagëzimi i Melani.

 

Melani erdhi në jetë në 20 Tetor të vitit 2017, në maternitetin “Nëna Geradinë”, në të cilin lindi edhe vëllai i saj Robin 9 vite më parë! Çifti Balla, tashmë prindër të dy fëmijëve u celebruan në martesë në vitin 2008. Ata kanë zgjedhur një profil të ulët përsa i përket jetës së tyre private! Taulant Balla, aktualisht është deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa Irisi prej 16 vitesh është avokate në një kompani të rëndësishme në vend!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF