KreuCelebrity

Surprizon Çiljeta Xhilaga; nga janari moderatore me emision të sajin!

Çiljeta Xhilaga ishte e ftuar sonte në Xing me Ermalin, ku ndër të tjera ajo surprizoi kur tha se një nga planet e saj të afërta është një emision televiziv, të cilin do ta moderojë ajo vetë. “Nga janari do të vij me një emision timin”; i tha ajo Ermalit ndërsa ngacmimit të tij nëse këngëtarja do të bëhet pjesë e Tv Klan, bukuroshja ju përgjigj: “Po ku ka më mirë se në Tv Klan, unë këtu jam rritur. Kështu do të të konkuroj dhe ty”.

Çiljeta nuk zbuloi detaje konkrete në lidhje me këtë projekt të ri, ama na duhet ta pranojmë që na bëri mjaftueshmëm kuriozë, për të mësuar ku, si, pse, apo çfarë emisioni do të jetë. Epo s’na mbetet gjë tjetër përveçse të presim Janarin.

Kujtojmë se bukuroshja e skenës 2 vite më parë pati një ekperiencë në prezantim ku bashkë me Florian Agalliun moderuan spektaklin “Tu Si Que Vales”

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF