KreuCelebrity

Gjiko surprizon vëllain; i dhuron makinën luksoze për ditëlindje!

Reperi Gjiko ka surprizuar ditën e djeshme vëllain e tij me rastin me ditëlindjes. Pasi I ka mbyllur sytë me shami, këngëtari e ka çuar të vëllain Arbrin në ‘show-room-in’ e makinave ku e priste një BMË ngjyrë blu me kilometrazh zero.

Tejet i emocionuar Arbri e pati të vështirë të fshehë lotët, për dhuratën surprizë që mori nga vëllai. E kush do të ishte ai djalë që nuk do të emocionohej nga një dhuratë e tillë! Gjiko i dorëzoi çelësat e makinës, e me siguri kjo do të ishte dhurata më e veçantë që Arbri ka marrë ndonjëherë.

Ndërsa kunata Elita ka uruar vëllain e bashkëshortit në instastory.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF