Shtëpia që Miley Cyrus ndan me partnerin e saj Liam Hemsworth u shkrumbua nga zjarri masiv që ka prekur Malibu-n të dielën. Ylli i muzikës ka publikuar një foto të shtëpisë përpara dhe pas duke e shpërndarë atë në Instagram. Fotoja është kaq e dhimbshme sepse gjithçka ka mbetur nga shtëpia e përfshirë nga flakët është vetëm shenja “Love”(dashuri).
“Shtëpia jonë para dhe pas zjarrit”– shkruan 25-vjeçarja duke i bërë thirrje të gjithëve që të dhurojnë ndihma me shpresën për të rindërtuar sërish magjinë e Malibusë”. Vet çifti Miley dhe Liam kanë dhuruar 500 mijë dollarë në përpjekje për të rikthyer sërish pamjen e dikurshme në Malibu, pasi humbën shtëpinë e tyre nga zjarri i furishëm.
“Miley dhe Liam humbën shtëpinë e tyre, por janë shumë mirënjohës që janë të sigurt së bashku me kafshët e tyre. Komuniteti dhe shteti i tyre janë të veçantë për ta ndaj dhe duan që të kthehen sërish në vendin ku kanë krijuar kaq shumë kujtime për veten dhe të tjerët”- tha një zëdhënës i Cyrus të martën.
Zjarret masive kanë prekur jugun e Californisë që prej ditës së enjte, duke detyruar banorët të evakuoen dhe duke rrezikuar dhe djegur shumë banesa të zonës.






S’do ta besoni sa vlen një portokall në ditë!










Horoskopi ditor 12 nëntor 2018



