Me aq sa mund të keni dëgjuar deri tani, familja mbretërore ka një sërë rregullash rreth modës që duhen ndjekur në mënyrë që të ruajnë dinjitetin mbretëror por rebelja Meghan Markle sapo i theu rregullat përsëri në British Fashion Awards.
Nëse mund ta dalloni në këto foto të ceremonisë ajo i ka lyer thonjtë në ngjyrë të errët. Në rast se nuk e dinit pjestarët e familjes mbretërore nuk para i lyejnë thonjtë.
Sipas Mbretëreshës Elizabeth çdo gjë e lyer ose fallco si thonjtë akrilikë nuk është e këndshme por vulgare.
Që prej shpalljes së fejesës me Princin Harry Meghan e ka ndjekur këtë rregull.
Thonjtë ngjyrë vishnje e zënë janë një shkelje e protokollit mbretëror. Ama të themi të drejtën është dimër dhe thonjtë e saj me këtë ngjyrë duken shumë bukur.