Ka përfunduar mbrëmbjen e së hënës spektakli i kërcimit në Tv Klan. Çdo javë yjet konkurues shfaqën talentin e tyre në kërcim, ndonëse profesioni i tyre në jetë s’ka lidhje me kërcimin. Çifti i bashkëshortëve Eni Jani dhe Genc Fuga do të ishin triumfatorët e edicionit të tretë të kësaj gare, edhe pse duhet pranuar që konkurenca ishte të mjaft e fortë. Aktorët në çdo puntatë janë parë ta marrin me shumë seriozitet garën duke shfaqur shpesh paraqitje dinjitoze, të cilët i ka ndihmuar edhe profesioni i tyre që ekzekutimi i koreografive të bëhej edhe nëpërmjet interpretimit.
Kupa e fituesve ju dha çiftit të famshëm nga moderatorja e njohur italiane Paola Perogo e cila ishte e ftuara speciale e finales së madhe të Dance With Me.



















