Disa ditë më parë nëpër mediat online qarkulloi lajmi se dy kushërirat, Beatriks Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj nuk flasin më me njëra tjetrën. Mendohet se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së vajzave të tezes ishte grimieri me famë botërore Ariel, pasi Beatriks i ka kërkuar këtij të fundit që ta ndihmojë bukuroshen Ramosaj që të zhvillojë karrierën përtej Oqeanit, duke qenë se Ariel ka njohje me familjen Kardashian.
Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Anxhelinës, edhe pse arsyen e vërtetë të konfliktit mes tyre e dinë vetë ato. Gjithsesi situata u duk se është edhe më serioze kur u pa Beatriks nuk ndjek asnjërën nga vajzat e tezes në instagram e madje as edhe Abërien tezen. Përfshirja e Albëries në këtë ‘mesele’ bën që gjërat të mos duken thjesht si zënkë mes kushëriras, sepse edhe Albëria nuk e ndjek Beatriksën ne instagram.
Si pë t’i vënë kapakun, mbrëmjen e djeshme në eventin ODA që organizohet nga Agnesa Hadërgjonaj; asnjë prej familjes Ramosaj nuk ishin të pranishëm. Në gjithë këtë tymnajë, mungesa e kushërinjve që kanë gjithmonë të pandarë, në eventin e mbrëmshëm na bën të mendojmë se historia qenka më serioze nga ç’mund ta mendonim ne!
Gjithsesi ne urojmë që Hadërgjonajt e Ramosajt t’i sheshojnë sa më shpejt mosmarrëveshjet pasi janë kaq të bukur të gjithë bashkë!



















