Ish-miss Kosova duket se po përjeton ndjesinë e bukur të pritjes së ëmbël. Sipas Prive bukuroshja Diellza Kolgeci është në muajin e katërt të shtatzënisë.
40-vjeçarja nuk ka folur asnjë herë për jetën e saj private, por sipas mediave kosovare mendohet se ajo është në një lidhje me basketbollistin Fisnik Rugova 11 vite më i ri. Çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë në pranverën e vitit 2019, ndërsa asnjëri prej tyre ende nuk ka bërë asnjë deklaratë publike.
Sipas një burimi për Prive.al mami në pritje po ndihet shumë mirë gjatë periudhës së shtatzënisë.



















