Ajo e veshur nuse, ndërsa ai dhëndër. Në një ceremoni të vërtetë dasme, teksa miq e kolegë urojnë Mimoza Shkodrën dhe Adrian Gaxhën për martesën. Disa foto të ‘çiftit të ri’ po qarkullojnë nëpër internet, madje këngëtari Gena në instastoryn e tij i uron trashëgime.
“I martuam dhe Mimoza Shkodra dhe Adrian Gaxha. Të na trashëgohet çifti”; shkruan Gena. Epo gjithçka duket kaq reale, po a ka me të vërtetë një dasmë mes dy këngëtarëve, dhe kur u dashuruan kaq shpejt xhanëm, duke qenë se Mimoza vetëm pak javë ka që është ndarë nga Seldi?!
Mimoza ? Adrian Follow @gezuar2019
E vërteta është që bëhet fjalë për një dasmë të stisur, e se Mimoza dhe Adriani janë thjesht dy kolegë të cilët kanë aktruar për programin e fundvitit të moderatorit Labinot Gashi. “Op Labi Party” është një program maratonë që mbledh emra të njohur të muziëks shqiptare për të festuar festat e fundvitit.
Urime Martesen @mimozashkodra @adriangaxha ? #gezuar2019



















