Flokët e kapura bisht në majë të kokës, quajtur ndryshe modeli ‘ponytail’ (bisht kali) po zhduket! Sipas Javës së Modës në New York, një tjetër model flokësh bisht ka hyrë në modë dhe kjo dallohej qartë te modelet e pasarelave.
Fama e ponytail-it të popullarizuar nga stilisti i flokëve të personazheve të njohur Chris Appleton, e që ia keni parë yjeve si Ariana Grande, Kim Kardashian, Jennifer Lopez po vjen drejt fundit. Trendi që do ta zëvendësojë atë është ai i flokëve të kapura bisht por në pjesën e pasme në fund të kokës.