Gjatë fundjavës, Meghani që duhet të lindë fëmijën e saj të parë pas disa javësh, mori pjesë në një pagëzim në familjen mbretërore. Dukesha e Sussex-it u shfaq në krah të bashkëshortit, Harry, me një veshje mjaft elegante vintage nga Christian Dior.
Fansat nxituan ta krahasojne më Jackie Kennedy, bashkëshorten e John Kenndy-t, e cila pat mbajtur një pallto të ngjashme nëntorin e 1960-tës, kur ishte shtatzënë.
Meghani e kishte pasuruar ndërkohë kombinimin e saj me një kapele Stephen Jones dhe një cantë nga Victoria Beckham. Paralele mes saj dhe Jackie-t u hoqën edhe për kapelen e bardhë që mbajti disa ditë më parë.