Në emisionin e saj të fundjavës “Why Not” që transmetohet në Ora News, prezantuesja Roza Lati kishte të ftuar në studio këngëtaren Kordana Kingi e njohur në muzikë si Baby G. Për gjatë emisionit Roza drodhi një ‘rizla me tabacco’ (cigare me duhan) për të imituar veprimin që bën këngëtarja në një nga klipet e saj.
Video e këtij momenti është publikuar e ka qarkulluar edhe në rrjetet sociale dhe kjo ka sjell reagimin e gazetarit të njohur Ilir Yzeiri, i cili përcolli shqetësismin e tij me anë të një shkrimi të publikuar në një të përditshme shqiptare me titull “Pse nuk reagon AMA dhe Policia e Shtetit për dy “delinquentet” e “Ora News”.
“Ka disa orë që në rrjetet sociale po qarkullon një video e një emisioni që shfaqet në televizionin « Ora News » të një moderatoreje me emrin Roza Lati, e cila në fund të emisionit bashkë me të ftuarën një farë këngëtareje me emrin Kordana Kingji dredhin një cigare marijuhanë dhe pa iu dridhur qerpiku thonë se emisioni ynë është argëtues dhe jo edukativ.”, nis Yzeiri shkrimin e tij.
Pedagogu i quan dy vajzat mëndjelehta, pa integritet e madje shkon më tej duke i ofenduar e quajtur ato ‘dy deliquente’ (sqarim: deliquente është një fjalë që përdoret për personat që shkelin ligjin).
“Secili është i lirë të çmendet sipas mënyrës së tij. Mirëpo, ka një ndryshim drastik midis jetës private dhe jetës publike. Cilido transmetues publik qoftë privat, qoftë jo, është i detyruar t’u përmbahet disa rregullave dhe ligjeve të shkruara. Atë hapësirë që të jep televizioni apo cilado medie tjetër askush nuk mund ta përdorë për të kryer vepra penale. Dhe, në këtë rast, ato dy vjaza kanë shkelur rëndë ligjin.”
Pasi ka lexuar shkrimin në fjalë, prezantuesja nuk ka qëndruar në heshtje por ka bërë një reagim në llogarinë e saj në Instagram shoqëruar me një video nga emisioni ku dëgjohet të specifikoj “do bëjmë një rizla me duhan” duke dashur të sqaroj se ajo çfarë kanë përdorur vajzat nuk ka qenë marijuhanë siç shkruan Yzeiri në shkrim, dhe e nis shkrimin duke i kërkuar atij ta shoh emisionin nga fillimi në fund që të bindet për këtë.
“Me lejo te te them zoteri qe nuk jemi aq te krisur sa te rrezikojme e te dredhim marijuana ne studio, sepse kete gje ja kemi lene videoklipeve qe dalin perdite. Ne bejme SHOW. Ecim me stilin e te ftuares, dhe shpjegojme cdo gje ne menyre transparente duke lene fantazine e njerezve te vihet ne pune ashtu sic e bete edhe ju.”
Prezantuesja shkruan në reagimin e saj se nuk ka ndërmend ta lërë me kaq pasi ajo do ta çoj çështjen në gjykatë për shkak të baltës që gazetari i njohur ka hedhur kundrejt figurës së saj.





Zaimina Vasjari pret flokët super të gjatë?



Parashikimi i horoskopit, datë 11 prill 2019








Parashikimi i horoskopit, datë 10 prill 2019



