Ish-ministrja e Integrimit Europian të Shqipërisë Klajda Gjosha është shtatzënë për herë të dytë.
Ish-deputetja e LSI-së ka konfirmuar lajmin në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Provokacika” me gazetarin Mustafa Nano duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës që pret.
Pesë vite pas ardhjes në jetë të djalit Luis në familjen e politikanes pritet të vijë në jetë një vajzë.