Fundjavën që lamë pas, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kurorëzoi në martesë historinë e saj të dashurisë me politikanin Dardan Molliqaj. Çifti që u shpall ligjërisht burrë e grua në gjendjen civile të Prishtinës më 4 Prill, zgjodhën që për miqtë e ngushtë të organizonin edhe një ceremoni dasme krejtësisht moderne dhe shumë larg ceremonive tradicionale.
Në festën e mbajtur në një nga lokalet e Tiranës këtë fundjavë kanë qenë të pranishëm miq e familjarë të çiftit dhe pavarësisht natyrës diskrete të tyre disa foto shoqëruar me urimet për çiftin e ri kanë qarkulluar në rrjetet sociale.
E kur të gjithë prisnin që ministrja të vishte fustanin e vellon e bardhë, pak kush ose shumë u habitën me zgjedhjen e saj. Besa Shahini është shfaqur në ceremoninë e martesës me një fustan të zi krjetësisht të thjeshtë me kopsa e me rrip në bel.
Kjo është martesa e parë për 37-vjeçaren ndërsa bashkëshorti i saj deputet në Parlamentin e Kosovës, Dardani ka qenë i martuar më parë dhe nga martesa ka edhe një vajzë.




Parashikimi i horoskopit, datë 8 prill 2019








Parashikimi i horoskopit, datë 6 prill 2019







