Kryetarja e bashkisë së Prrenjasit Miranda Rira është bërë sërish nënë. Rira ka sjell në jetë pak ditë më parë vajzën e saj të dytë dhe së bashku me bashkëshortin kanë vendosur ta quajnë Gaia. Në një foto duarsh nënë e bijë me të porsalindurën, polikania ka dhënë lajmin e gëzuar për miqtë dhe dashamirësit përmes disa fjalëve të ëmbla.
“ E bekuar nga Perendia, me nje princeshe tjeter????❤️❤️”! E quajtem GAIA, sipas perendeshes se tokes??. Ajo erdhi fshehurazi, si nje rreze dielli dhe na mbushi zemrat dhe jeten tone, me paqe dhe miresi, ne ditet e zhurmshme te Marsit! Falemnderit miqte e mi, te aferm, te njohur, qytetare te Prrenjasit per urimet tuaja dhe ndjese qe s’kam arritur t’ju pergjigjem! Uroj me te mirat per secilin prej jush dhe ju perqafoj fort”,- shkruan nëna e re.
Miranda Rira është e martuar prej disa vitesh dhe është gjithashtu nënë edhe e një tjetër vajze të quajtur Livia. Që prej zgjedhjeve të qershorit të 2015-ës drejton Bashkinë e qytetit të Prrenjasit.






Parashikimi i horoskopit, datë 4 prill 2019








3 trendet që NUK DUHET t’i vishni me xhinse





