KreuStil Jetese

I përmendin sheikun që e paguan mirë! Elhaida Dani i kthehet komentuesit

Elhaida Dani është përballur me një koment aspak dashamirës në një nga fotot e publikuara në rrjetin e saj social në Isntagram.

Në videon e publikuar nga udhëtimi i saj i radhës, artistja shihet duke filmuar qytetin e Doha-s në Katar dhe njëri prej komentuesve i ka shkruar: “Beja qejfin sheikut se te paguan mire te rrofte VIZITA”.

Ylli i muzikës nuk e ka lënë pa përgjigjie komentuesin në fjalë duke i shkruar: “Bravo! Sepse sipas teje nje femer te udhetoje dhe te paguaj per jeten e saj ka nevoje per Sheik? Me vjen keq per ty! Familja ime me ka edukuar ndryshe ! Ciao”

Artistja nuk e ka lënë me kaq sepse komentin në fjalë e ka ndarë edhe në InstaStory-n e saj duke shkruar: “Ju lutem! Kemi nevojë të shohim jetën nga një tjetër prespektivë! Femrat s’kanë nevojë  për ‘mashkullin me lek’ për të udhëtuar apo ppër të jetuar jetën e ëndrrave të tyre.”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF