Elvana Gjata nuk ka qenë e pranishme mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Xing me Ermalin”. Të ftuar në puntatën e mbrëmshme transmetuar në Tv Klan ka qenë kasti i aktorëve të filmit “2 gisht mjaltë” dhe emra të njohur të kinematografisë shqiptare si: Bujar Asqeriu, Koço Devole, Mariana Kondi, Natasha Sela, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Eglein Laknori, etj.
Por ajo që ra menjëherë në sy që në nisje të emisionit ishte mungesa e protagonistes kryesore në film, këngëtares Elvana Gjata e cila kishte zgjedhur të ishte e pranishme vetëm me anë të një videomesazhi në Skype.
Por kur të gjithë po pyesnin se përse artistja nuk erdhi në emision, vet drejtuesi dhe aktori kryesor Ermal Mamaqi zbuloi se shkak për mospraninë e Elvanës ishin bërë 20 mijë euro, duke treguar se ylli i “Tavolina e Mërzisë” kishte pasur një koncert në Gjermani ndaj nuk ishte në emision.
“Kështu është kur merr 20 mijë euro në natë për koncerte”,- tha Mamaqi duke lënë të nënkuptohet angazhimin e këngëtares dhe pagesën e saj për një koncert. Por vetë Elvana në fakt pohoi se ajo mungonte në emisioni pasi iu desh të jetë jashtë vendit për një kontratë shumë të rëndësishme që ka shumë kohë që e pret.

Ndryshon ora, akrepat lëvizin 60 minuta para

Parashikimi i horoskopit, datë 31 mars 2019
















Horoskopi, datë 25 mars 2019

