Hermes po planifikon të sjellë prekjen e tij luksoze në dy kategori të reja në vitin 2020: në kujdesin ndaj lëkurës dhe fushën e kozmetikës.
Sipas një burimi nga “Business of Fashion”, koleksioni do të prodhohet në Francë dhe Itali dhe do të përdorë paketimin jo plastikë. Megjithëse Hermes nuk është totalisht i ri në fushën e të bukurës (linja e tij e parfumeve që përfshin “Twilly d’Hermès”, “Terre d’Hermès”, dhe më i riu i lançuar “Un Jardin Sur La Lagune” pati 355 milion dollarë shitje në 2018-ën) i vetmi produkt për kujdesin ndaj lëkurës aktualisht i disponueshëm është një balsam trupi që mund të përdoret në fytyrë dhe duar.
Nuk ka detaje të tjera se për çfarë produktesh ekzaktësisht bëhet djalë, por sipas Elle me gjasa Hermes po ndjek shembullin e markave të tjera prestigjioze si Chanel e Dior që ofrojnë një gamë të plotë të kremrave, hidratuesve, etj.
Sa i përket make up-it duhet të themi se në pasarelën e Fall 2019 modelet e Hermes u panë të grimuara me ton të zi sysh ndaj mund të hamendësojmë që ndoshta ndonjë paletë me tone sysh po vjen!
Një gjë për të cilën mud të jemi të sigurtë është çmimi premium që do të kenë produktet. Mos të harrojmë që një qiri i vogël nga Hermes kushton 186 dollarë, parfumet shkojnë nga 102-139 dollatë dhe produktet kushtojmë midis 50-70 dollarë.

Këto janë 11 qytetet më të shtrenjta në botë






Parashikimi i horoskopit, datë 23 mars 2019












