Një deklaratë e dhënë së fundmi nga këngëtarja e njohur Barbra Streisand për jetën private të Michael Jackson ka shkaktuar zemëratë në radhët e përdoruesve të rrjeteve sociale. Streisand ka folur për dokumentarin e mbretit të muzikës pop “Leaving Neverland”, që do të nxjerr në publik detaje nga abuzimet seksuale që Jackson akuzohet se ka kryer me të mitur.
Aktorja dhe këngëtarja e famshme amerikane është shprehur se akuzat nuk do të jenë aq serioze sa paraqiten në dokumentar.
“Nevojat e tij seksuale ishin nevojat e tij seksuale, që vijnë nga çdo fëmijëri që ai ka patur apo çfarëdo ADN-je që ai ka patur. Ju mund të thoni ‘i ka ngacmuar’, por ata fëmijë, siç keni dëgjuar, thonë se ishin të entuziazmuar që ishin atje. Të dy u martuan dhe të dy kanë fëmijë, kështu që ajo gjëja nuk i vrau. Unë ndihem keq për fëmijët. Ndihem keq për të. Por unë fajësoj prindërit, të cilët lejuan fëmijët e tyre të flinin me të”, tha Barbra në një intervistë dhënë për “The Times”.


Parashikimi i horoskopit, datë 23 mars 2019
















Parashikimi i horoskopit, datë 21 mars 2019

