Hana Aliu është vetëm 3 muajshe ama dy prindërit e saj të famshëm Mozzik dhe Loredana nuk e kursejnë aspak dorën kur vjen puna për blerjet për vogëlushen. Pak orë më parë, këngëtarja dhe nëna e Hanës, Loredana ka publikuar dy blerjet e reja për të voglën dhe që qëndrojnë në gustot e dy prindërve VIP.
Një pallto rozë dhe një palë atlete bebesh të markës së njohur Gucci që kushtojnë përkatësisht: palltoja 1100 euro dhe atletet 225 dollarë.
Kështu dyshja e artistëve preferon ta veshin Hanën me marka e produkte të shtrenjta dhe duhet thënë se Gucci është ndër brand-et e tyre të preferuar sepse veshjet dhe aksesorët më të shumtë në përditshmëri e skenë i kanë të kësaj marke.
Vetëm 5 ditë më parë ishte nëna e re ajo që publikoi një foto me të bijën e cila mban veshur një xhaketë sportive Guçi që kushton jo pak por 520 dollarë.