KreuStil Jetese

Aktori i Portokallisë e ironizoi, përgjigja e Agron Llakajt paska qenë… epike!

Artisti i mirënjohur, Agron Llakaj ishte një nga emrat e ftuar mbrëmjen që lamë pas në Soirée, ku tema
ishte vetëm Tepelena.

Muzikë, kulturë, traditë dhe histori – kështu ka kaluar e mërkura e Soiré-së së kësaj javë, por edhe me pak
humor. Llakaj ka treguar një histori të mjaft viteve më parë, sa interesante aq edhe e panjohur për publikun lidhur
me një diskutim që ka patur me një aktor të Portokallisë.

Aktori i Portokallisë, emri i të cilit na mbeti anonim, kishte ironizuar prejardhjen e Agronit nga Memaliaj, ky i fundit i ishte përgjigjur: “Unë drejtorin tim e kam minator. Unë jam nga një qytet me histori. Dhe auditori qeshi. Dhe i thashë, vendi im nuk e ka kulturën tuaj, sepse është mbledhje kulturash. Memaliaj është qytet minatorësh dhe ka brenda, gjirkastrit, tepelenas, përmetar, sarandiotë, pra është një OKB!”

Pra, nëse i mbledhim nuk krahasohet me kulturën e qytetit tënd. Dhe e dyta, sa të ketë fjalë humor dhe ne të dy do jemi në një brigadë pune, unë gjithmonë do jem brigadieri yt”, – tha Agroni.

E me siguri, kjo përgjigje e ka goditur mjaft aktorin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF