KreuStil Jetese

FOTO/ E patë momentin kur Tuna i dhuron puthjen Patrisin në njërën prej këngëve?!

Mbrëmjen e djeshme artistja nga Shkupi Tuna ka publikuar në kanalet muzikore klipet dhe këngët e reja të albumit “Fortuna”. Të shtata këngët e reja të këngëtares janë shoqëruar me videoklipe, ku spikasin edhe bashkëpunimet me artistin Armend Rexhepagiq e Ylli Limani, dhe ndërkohë në orkestër Tunën e shoqëron ndër të tjera edhe bashkëshorti i saj, muzikanti Patris Berisha.

Në klipin e këngës “Tani m’ke zemër’ artistja lë për një moment mikrofonin dhe pasi përshëndëtet me pianistin drejtohet drejt Patrisit dhe i dhuron një puthje që sigurisht nuk kishte si të na shpëtonte nga sytë.

Shih ne klip ne minuten 1:06

Tuna dhe Patris janë prej kohësh në një lidhje dashurie dhe në maj të 2017-ës u bënë prindër për herë të parë të një djali që vendosën ta quajnë Tian.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF