KreuStil Jetese

Dorina e “Spirit Voice” rrëfen dhimbjen e humbjes së bashkëshortit

Këngëtarja e njohur Dorina Tiko, ish pjesë e grupit të njohur muzikor “Spirit Voice” ka ndarë me publikun dhimbjen e madhe për humbjen e bashkëshortit të saj. Artistja ka realizuar një intervistë për emisionin “KafeIn” mëngjesin e sotëm ku ka rrëfyer largimin e parakohshëm nga jeta të bashkëshortit, jetën në SHBA dhe forcën për t’u rikthyer sërish në skenë.

Bashkëshorti i Dorinës, Xhuljano u nda nga jeta më 24 tetor të 2018-ës në Shelby, Michigan dhe që nga ajo kohë artistja nuk rresht së shprehuri mallin, mungesën dhe dhimbjen për dashurinë e jetës së saj, me të cilin është njohur që në adoleshencë.

Por duket se artistja ka gjetur forcën për të ecur përpara pas kësaj humbjeje të rëndë dhe i është rikthyer skenës muzikore. Dorina Tiko prej vitesh jeton në SHBA dhe vijon profesionin si këngëtare e madje tregoi se në 2015-ën arriti të realizoi edhe një këngë me një kompani amerikane.

Dorina dhe bashkëshorti i saj kanë dy fëmijë bashkë: djemtë e quajtur Nick dhe Alex.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF