KreuStil Jetese

FOTO/ Una 1 vjeç! Brenda ditëlindjes së PARË të vajzës së Besnik Qatos

Vajza e këngëtarit të njohur Besnik Qaka, Una ka festuar dje ditëlindjen e saj të parë. Artisti dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur që t’i organizojnë vogëlushes së tyre një festë gjigande ku të pranishëm kanë qenë miq e familjarë të tyre.

Këngëtari i grupit të njohur të “NRG Band” ka publikuar edhe tri foto nga festa në llogarinë e tij në Instagram ku ka shkruar edhe një dedikim emocionues.

“Shpresoj qe te gjitha deshirat tua te te plotesohen, Te uroje qe te gjitha enderrat tua te te behen realitet, Te deshiroje cdo te mire ne jete. Mos harro sot eshte dita jote QESHU dhe kalo sa me mire te jete e mundshme ne kete dite speciale per ty. Mos harro qe ti je njera nder arsyet e lumturis time. Shume Urime per TY UNA 1 ! URIME URIME !!”, shkruan Besniku nën fotot e tyre.

Una e vogël kishte veshur një fustan ngjyrë lejla dhe një kordele te flokët në të njëjtën ngjyrë, dhe veshja e saj nuk kishte si t ëmos kombinohej me fustanin e mamit që gjithashtu dukej kaq bukur.

Besniku dhe bashkëshortja e tij Lolita u bënë prindër për herë të parë më 20 mars të 2018-ës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF