KreuStil Jetese

Pendohet aktori i njohur, ndahet 4 ditë pas dasmës

Nicolas Cage ka paraqitur kërkesën për anulimin e martesës me të dashurën e tij Erika Koike në Las Vegas. Aktori 55-vjeçar kërkoi anulimin të mërkurën sipas të dhënave të gjykatës të marra nga People.

Cage dhe Koike- make up artiste- paraqitën kërkesën për t’u martuar fundjavën e kaluar duke u quajtur kështu ligjërisht burrë e grua, por tashmë mësohet se ylli i kinemasë kërkon anulim.

Sipas burimeve, aktori është madje i gatshëm të vijoi më tej me  procedurat e divorcit nëse anulimi i martesës nuk është i mundur.

Çifti është në një lidhje prej gati një viti ndërsa kjo është martesa e katërt për aktorin Nicolas Cage.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF