Është pranverë dhe Rudina Magjistari nuk mjaftohet me diellin që na e tregon këtë, por kërkon ta ketë atë edhe në studio! Moderatorja ishte veshur me një fustan të këndshëm të verdhë neoni, të cilin e ka kombinuar me një rrip të zi dhe geta të celëta e sandale po të zeza. Disave u ka pëlqyer kombinimi, por pati edhe reagime të kundërta.
Më i forti ishte ai i një ndjekëseje që e tregon hapur se nuk i pëlqen ajo që sheh. “Hiqi getat dhe këpucët të lutem, nuk përputhen fare as me fustanin as me ty”, ka shkruar ajo. Rudina i jep një përgjigje që tregon se për të, veshja nuk është mbi gjithcka. “E dashur, mos kujto se unë e një departament i tërë, që kuron veshjet e mia, nuk e dinë këtë. Shëndeti është i pari, pastaj veshja ”, thotë moderatorja.




Horoskopi, datë 25 mars 2019



Këto janë 11 qytetet më të shtrenjta në botë






Parashikimi i horoskopit, datë 23 mars 2019






