KreuStil Jetese

Mbretëresha e Spanjës, në garë stili me First Lady-n e Argjentinës!!!

Është Leticja e Spanjës, monarkja më e klikuar përsa i përket stilit gjatë kohëve të fundit, që nga fustani i Hirushes dhe deri tek look-u i fundit që mbretëresha e Spanjës shpalosi gjatë vizitës tre ditore në Argjentinë, përkrah mbretit Filip. Një “betejë” e fortë kjo midis dy grave gjithë stil dhe të kthyera tashmë në ikona mode, siç janë Leticja dhe gruaja e presidentit të Argjentinës Juliana Awada.

Mahnitëse, monarkja spanjolle me fustanin e krijuar nga një prej stilistëve të saj të preferuar, Hugo Boss. Fustani ngjyrë pudre e lehtë, hijeshohej prej vëthëve me perlë dhe me diamante, këto krijim i një stilisti spanjoll Pedro del Hierro. Sfiduesja, në këtë rast e bukura Juliana me një fustan ngjyrë blu.

 

 

Për darkën gala, mbretëresha 46 vjeçare e Spanjës zgjodhi një fustan blu me motive floreale, ndërsa zonja e parë e Argjentinës një fustan në ngjyrën e pasionit, i kuq zjarr.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF