KreuStil Jetese

Kate Middleton shkëlqen e veshur sport, një super dukeshë boy scout!!

Nuk kishte si të mos ndodhte dhe këtë vit, që Kate Middleton të mos takonte boy scout- tët e vegjël të qendrës të Gilwell Park dhe të mos tregonte një formë të shkëlqyer. Aq shumë i ka pëlqyer dukeshës së Cambridge, kjo aventurë sa ka dashur të kthehet në kohë. Dhe kur ishte e vogël ajo e dhe motra Pippa kanë qenë dy boy scout-iste të vogla.

Ishte pikërisht ky fakt që e bëri dukeshën të provonte dhe një nga shtëpizat prej druri të bëra nga fëmijët duke na dhuruar dhe një nga fotot më të bukura të saj. Gjithçka ishte në harmoni me natyrën dhe veshja e Kate-it menjëherë tërhoqi simpatinë dhe vëmendjen e tyre. Një palë legins me shtat të lartë, një triko ngjyrë vishje dhe aksesori më tërheqës për këtë sezon, ai i shamisë me ngjyra rreth qafës. Të lumtë Kate!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF