Aktori i “Fifty Shades of Grey” Jamie Dornan dhe bashkëshortja e tij Amelia Warner janë bërë sërish prindër. Çifti ka mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të tretë dhe lajmin e gëzuar e ka bërë publik në Instagram bashkëshortja e 36-vjeçarit me rastin e festës së nënës, (Mother’s Day) të dielën.
“Jam shumë krenare për këto 3 vajza të mrekullueshme, është nder të jem nëna e tyre dhe ndjehem jashtëzakonisht me fat sot. Gëzuar Ditën e Nënës”, shkroi muzikantja nën foton e tri palë këpucëve vajzash.
Deri më tani nuk dihet ende emri i vogëlushes së porsalindur ndërsa çifti ka edhe dy vajza të tjera të quajtura Dulcie 5 vjeç dhe Elva 3 vjeç.
Lajmet se çifti i artistëve ishin në pritje të fëmijës së tretë nisi të qarkullonte në tetor të vitit të shkuar. Jamie Dornan dhe Amelia Warner që jetojnë një jetë shumë private e larg vëmendjes së publikut, konfirmoi lidhjen e tyre në nëntor të 2012-ës pas dy vitesh romancë dhe u martuan në një ceremoni intime në 2013-ën.






Ndryshon ora, akrepat lëvizin 60 minuta para

Parashikimi i horoskopit, datë 31 mars 2019












