Supermodelja Miranda Kerr vetëm pak orë më parë zbuloi se ajo dhe partneri Evan Spiegel do të bëhen sërish prindër, 10 muaj pas lindjes së djalit të tyre Hart.
E duket se nuri dhe shkëlqimi i shtatzënisë ka bërë punën e vet te ylli i pasarelave sepse Kerr në daljen e parë në publik pas pranimit të shtatzënisë duket thjesht e mahnitshme.
35-vjeçarja dukej sensacionale me nje fustan të gjatë pas trupit ngjyrë rozë e ëmbël me mëngë cape-je me pala firzamonike. Duke nxjerr në pah linjat e saj, Miranda për look-un kishte zgjedhur një krehje të thjeshtë me onde për flokët, që i kish kaluar në njërën anë, ndërsa si aksesorë mbante një vathë me gurë diamanti.
Shtatzënia e supermodeles u bë e ditur 10 muaj pasi ajo solli në jetë djalin e saj të dytë quajtur Hart, që më 10 maj do të mbush 1 vjeç. Miranda Kerr është gjithashtu nënë e një tjetër djali të quajtur Flynn tashmë 8 vjeç, i ardhur në jetë nga martesa me ish-bashkëshortin Orlondo Bloom.
Miranda Kerr dhe partneri aktual, Evan Spiegel- themeluesi i ‘Snapchat’ pranuan romancën e tyre në qershor të 2015-ës pasi u takuan një vit më përpara dhe u martuan në maj të 2017-ës në një ceremoni luksoze por private.


Ndryshon ora, akrepat lëvizin 60 minuta para

Parashikimi i horoskopit, datë 31 mars 2019
















Horoskopi, datë 25 mars 2019
