Politikani i njohur shqiptar Namik Dokle nuk i kursen fjalët e veçanta dedikuar gruas së jetës së tij e nënës së tre fëmiijëve. Bashkëshortja e ish-deputetit socialisht feston sot 71 vjetorin e ditëlindjes dhe një mesazh të ngrohtë e emocionues urimi e ka marrë përmes fjalëve të Dokle-s në Facebook.
Çifti, tashmë tre herë gjyshër, e prindër të dy vajzave e një djali janë njohur me njëri-tjetrin kur ishin vetëm 14 vjeç dhe që atëherë kanë mundur t’i bëjnë ballë sfidave e të krijojnë një familje të lumtur e të shëndetshme.
Më poshtë urimi i Dokle-s:
S O T…
SOT, ne kete mengjes kur i mbushe 71 vjet, kujtoj se ishe vetem
14 vjec, kur u njohem. Ishim si dy rrekeza mali qe shushurinin
neper bar dhe lule. Pastaj…pastaj si nje perrua neper rrepirat
e jetes, me tre femije te mire qe e zbukuronin dhe tani…tani, kur
kemi dy mbesa e nje nip te mrekullueshem, rrjedhim te qete
drejt detit tone…Gjithenje bashke!