KreuStil Jetese

Rudina blu të thellë, Bieta portokalli, detaji që thekson veshjen e moderatoreve të pasdites!!

Rudina Magjidtari kishte zgjedhur një kostum të bukur bojëqielli në emisionin e sotëm; fare thjeshtë, dhe me shumë pak aksesorë, moderatorja e Tv Klan ishte rrëzëllitëse, por stili i veshjes do të kishte qenë pak si shumë simplist, po të mos ishte për një detaj të guximshëm: këpucët blu e thellë, që bënin të gjithë konstrastin!!

Bieta Sulo në Top Channel nga ana tjetër, u shfaq me kombinimin e preferuar sport dhe klasik bashkë: motivi floreal I bluzës së bardhë,  reflektohej dhe me formën e mirëfilltë të lules në fundin e mbuluar nga një shtresë tyli, dhe për të theksuar portokallinë që shfaqej në disa detaje të veshjes, e kishte kombinuar me këpucë të po asaj ngjyre!!!

Dhe kjo nuk ishte hera e parë që moderatoret preferojnë ta nxjerrin në pah një element të veshjes apo dhe të përforcojnë një gamë ngjyrash të saj, duke veshur këpucë që I shtojnë kombinimit tonalitetin, duke I dhënë akoma edhe më shumë hijeshi!!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF