KreuStil Jetese

Bieta Sulo, Eno Popi dhe Salsano Rrapi bashkë në emisionin e ri në Top!

Tre emra të njohur të ekranit të Top Channel do të bëhen bashkë në emisionin më të ri që pritet të nisë në muajin maj. Në fakt emisioni nuk është i panjohur për publikun e bëhet fjalë për show-n e talenteve “Top Talent” që këtë vit do të mbajë edicionin e dytë.

Nëse muaj më parë u konfirmua largimi i prezantuesit Kelvi Kadilli dhe se vendin e tij do ta zinte këngëtarja Eneda Tarifa, të tjera ndryshime kanë ndodhur në jurinë e emisionit.

Përveç Bieta Sulos që do të jetë sërish pjesë e jurisë, 3 emra të rinj të njohur të Top Channel do të zëvendësojnë të larguarit e edicionit të parë: Marin Mema, Beti Njuma dhe Edi Manushi.

Eno Popi, drejtuesi i emisionit të përditshëm “Deal or not Deal”, Salsano Rrapi bashkëdrejtues i show-t të humorit “Portokalli” dhe gazetari i njohur i rikthyer së fundmi në Top, Muhamed Veliu do të jenë tri emrat e rinj që do t’i bashkohen jurisë së programit që do të nisë në muajin maj, për 10 javë me radhë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF