Prezantuesja Bora Zemani është shumë pranë rikthimit në televizion. Pas eksperiencës në bashkëprezantimin e festivalit “Kënga Magjike”, brunia simpatike do të vijë me një format tërësisht të ri dhe në këtë eksperiencë të re nuk do të jetë e vetme.
Në krah të Borës do të jenë dy vëllezërit binjakë, aktorët e humorit Romeo dhe Donald Veshaj dhe këtë e ka konfirmuar edhe në një seri pyetje-përgjigjesh që ka realizuar me fansat në Instagram.
“Si mendoni, cili do të jetë projekti im i radhës”, është pyetja që i drejton prezantuesja ndjekësve që kanë dhënë përgjigje nga më të ndryshmet.
Duke etiketuar edhe dy binjakët e njohur të showbiz-it shqiptare, Bora është përgjigjur duke thënë se projekti i radhës ka lidhje me televizionin e ka konfirmuar se shumë shpejt do vijë me një format të ri, shuuuumë të veçantë e të bukur.
Kujtojmë se pak javë më parë në media u përfol se Bora Zemani se kishte një romancë me një nga binjakët, Donaldin, pasi dyshja ishte parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit në kryeqytet.










Parashikimi i horoskopit, datë 4 prill 2019








3 trendet që NUK DUHET t’i vishni me xhinse

