Orinda Huta prej muajsh tashmë është pjesë e Tv Klan ku drejton emisionin e përjavshëm “Jo vetëm Modë”. Pas largimit të bujshëm nga Vizion Plus, prezantuesja nisi eksperiencën e re në Klan dhe kur u duk se emisioni mbetej i vetmi projekt për bjonden, disa foto të siguruara nga “Tirana Post” na bën të dyshojmë në kundërtën.
Orinda është fotografuar pak orë më parë me drejtoreshën e Teatrit të Operës dhe Baletit, Zana Çela dhe siç shihet edhe nga fotot janë duke diskutuar me gjasa për ndonjë projekt të ri. Kjo pasi moderatorja shihet të mbajë në duar disa letra, që i ngjajnë një skenari, dhe siç thonë burimet ky takim nuk lidhet me emisionin e Tv Klan, “Jo vetëm modë”.
Mësohet se në fakt dy emrat e njohur janë në bisedime për një projekt të ri që ende nuk bëhet i ditur, ndonëse menjëherë pas fotove kanë nisur zërat e një largimi të mundshëm nga Tv Klan.






Parashikimi i horoskopit, datë 6 prill 2019













