KreuStil Jetese

Një tjetër propozim martese! Gjiko surprizon Elitën live në emision!

Ajo ka pak javë që është bërë nënë e një djali por ama Elita Rudi ka qenë gjithmonë e përkëdhelur nga partneri i saj, reperi Gjiko. Ky i fundit nuk është mjaftuar me propozimin e bërë 1 vit më parë në ditëlindjen e 25-të të prezantueses por ka zgjedhur ta ripërsërisë pyetjen duke e surprizuar sërish tashmë bashkëshorten e tij.

Ndonëse dyshja kurorëzoi dashurinë në një ceremoni martese gjigande në shtator të 2018-ës, tashmë prindërit e rinj të një djali të quajtur Zëri ka shfaqur sërish dashurinë në studion e emisionit “Në kurthin e Piter Pan’. Këngëtari që e kishte mashtruar bashkëshorten se gjendej në Itali për koncert, u shfaq papritur në skenë duke iu ulur në gjunjë e duke e pyetur:

“A do të jesh gjithë jetën me mua, derisa të plakem e të bëhem për pampers”, e pyeti ai bashkëshorten që sigurisht u përgjigj e përlotur “Po, përgjithmonë”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF