Të premten është mbajtur nata finale e talent show-t “The Voice Kids” që ka shpallur kështu edhe fituesen e këtij edicioni të tretë. Fituese si i “Zëri më i mirë i Shqipërisë për fëmijë” është shpallur Altea, vajza nga Korça që dalloi gjatë këtij edicioni për zërin e saj të fuqishëm.
Altea i solli kështu fitoren edhe skuadrës së trajnerëve Aleksandër e Renis Gjoka, të cilët që në audicionet e fshehura luftuan fortë me Miriam Canin dhe Arilena Arën për ta pasur në skuadër.
Gara qe e fortë deri në momentin final mes tre konkurrenteve Anisa Sh, Erza dhe Altea duke çuar në fitoren e kësaj të fundit.
Mbrëmja, nën moderimin e arrirë të Dojna Memës ishte e mbushur me emocione të forta, që u reflektuan edhe në përshëndetjen përmbyllëse të prezantueses. Kjo e fundit me sytë të përlotur e zërin që i dridhej falenderoi stafin e spektaklit duke pranuar se kjo ka qenë eksperienca më e bukur dhe më e sinqertë për të.

Parashikimi i horoskopit, datë 20 prill 2019











Parashikimi i horoskopit, datë 19 prill 2019







