KreuStil Jetese

Modelja e njohur: “Ndihesha keq në krah të motrave të mia”

Modelja e njohur Kendall Jenner ka rrëfyer në një intervistë të fundit dhënë për “The Telegraph” se ajo ndihesh keq pranë motrave të saj të njohura Kardashian.

E kthyer pas në kujtimet e fëmijërisë, 23-vjeçarja është shprehur se nuk ndjehej mirë pranë Kourtney, Kim dhe Khloe për shkak të dallimeve t ëmëdha fizike që kishte me to.

“Motrat e mia ishin më të plota se unë. Ato kishin gjokse e të pasme e unë jo. Duke qenë një vajzë e dobët, mendoja gjithmonë: “a mos duhet të jem edhe unë aq seksi sa ato?”, ka thënë Kendall, e cila shton se “Ndjehesha sikur nuk kisha asgjë të përbashkët me to”.

Supermodelja 23-vjeçare është motra më elegante e klanit të “Keeping up with thë Kardashian” dhe ka qenë modelja më e paguar në botë për vitin 2018.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF