Ndoshta mund edhe ta keni pyetur veten se përse artistja shqiptare Miriam Cani nuk merr pjesë ne festivale apo kompeticione garuese në Shqipëri siç mund të jenë “Kënga Magjike”, Festivali i RTSH_së etj.
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e ka dhënë vetë këngëtarja në një intervistë të dhënë për “Revista Class” duke treguar se në fakt kjo zgjedhje e saja nuk është rastësi por zgjedhje e saj që ‘fsheh’ pas një arsye.
“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun.”, ka shpjeguar artistja.
Aktualisht Miriam Cani është e angazhuar në jurinë e talent-showt “The Voice Kids” që këtë të premte do të mbajë edhe natën finale. Sa i përket karrierës muzikore prej pak kohësh artistja nuk ka pasur këngë apo klipe të reja.
Fotot e marra nga “Revista Class”




Parashikimi i horoskopit, datë 17 prill 2019








Parashikimi i horoskopit, datë 16 prill 2019



5 mënyra si të kombinoni lulet në veshje




