Rudina Magjistari është gjithmonë e rezervuar kur vjen puna te jeta e saj private dhe familja. Megjithatë e thotë ndonjë gjë të re sa herë që përfshihet në bisedat me të ftuarit e saj në studion e emisionit të pasdites “Rudina”.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe dje teksa fliste në studio me Egla Harxhin, ish miss Albania 2007. Teksa kjo e fundit fliste për eksperiencën e saj të lindjes së djalit Luxifer, prezantuesja e njohur e Tv Klan u rikthye për një moment në atë ditë të fund-tetorit të 2015-ës kur solli në jetë vajzën e saj Mia.
“Ajo që kam ndjerë unë kur kam lindur vetë ka qenë një ndjesi triumfi e jashtëzakonshme. Ndihesha njeriu më krenar në botë pasi përfundoi e gjitha. Gjithçka harrohet dhe ti ndjen vetëm lumturi në atë moment”, u shpreh Rudina duke treguar kështu krenarinë e atij momenti aq të rëndësishëm.



Parashikimi i horoskopit, datë 17 prill 2019








Parashikimi i horoskopit, datë 16 prill 2019



5 mënyra si të kombinoni lulet në veshje





