Ledina Çelo dhe bashkëshorti i saj Naim Kabashi, ish-kampion i kockboksit janë njohur shumë vite më parë gjatë një koncerti të saj n Zvicër. Por asaj nuk do t’ja merrte mendja se ai djalë që e ftoi në takim do të bëhej bashkëshorti i saj.
Këngëtarja e refuzoi atëherë por ata u rigjetën sërish rastësisht pas 10 vitesh për të mos u ndarë më kurrë. Ja si e përshkruan artistja njohjen e tyre:
“Me Naimin u takova rastësisht në Zvicër. Ai asokohe kishte fituar statusin kampion bote në kickbox dhe ishte i ftuar special për të parë koncertin e këngëtarëve nga Shqipëria. Ishte hera e parë që më pa dhe pasi mbaroi koncerti, të gjithë artistët pimë kafe me të. Në fund më dha numrin e telefonit dhe më ftoi në ndeshjen e tij.
Nuk doja t’i jepja numrin tim dhe i dhashë numrin e vëllait tim që ndodhej në Gjermani. Vëllai e pëlqen shumë boksin dhe thashë po ja ngec atij. Pas disa muajsh më merr vëllai në telefon dhe më thotë: “Më ka marrë në telefon një djalë nga Kosova, dukej shumë djalë i mirë, i sjellshëm, më tha që kam një ndeshje.” Shko po deshe i thashë dhe shkoi.
Atëherë isha shumë e re dhe nuk doja lidhje serioze. U shkëputëm 10 vjet, ai pa jetën e tij, unë timen. Më pas ai u takua rastësisht me vëllain tim. Vëllai më telefonoi dhe më tregoi që e kishte takuar dhe donte të fliste me mua. Më pëlqeu shumë, kishte po atë butësinë si dikur dhe filluam komunikimin. Pas 1 viti duke folur në telefon u takuam.”- ka treguar Ledina.



Horoskopi ditor, e diel 28 Prill







Parashikimi i horoskopit, 26 prill 2019



Philip Morris lançon IQOS në Shqipëri





Parashikimi i horoskopit, 25 prill 2019

