KreuStil Jetese

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë! Zbulohet emri i vajzës

Pasditen e djeshme është bërë nënë për herë të dytë moderatorja e njohur e “RTK” Fitore Rexhepi.

Rexhepi e ka ndarë lajmin e gëzuar me gjithë ndjekësit e saj në Instagram, me anë të postimit të fotos së vajzës së porsalindur.

“Në jetë nuk ka diçka më të rëndësishme se sa ardhja në jetë e një fëmije. Kjo është Mia Dresha, motra e Majdës, e cila erdhi në këtë botë, për të na bërë shumë të lumtur.”, shkruan prezantuesja në krah të fotos së të bijës.

Fitore Rexhepi njihet si një prej figurave ikonë të Televizionit Publik të Kosovës, ku që në moshë të re është angazhuar në fushën e moderimit në RTK.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF