Këngëtarja e njohur Britney Spears ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë pas daljes nga psikiatria, ku u shtrua ditë më parë për shkak të problemeve të shëndetit mendor.
Me anë të një videomesazhi të publikuar në Instagram, Spears ka thënë se gjërat janë mirë dhe se ajo do të kthehet shumë shpejt.
“Familja ime ka kaluar shumë stres dhe ankth kohët e fundit, kështu që unë kam nevojë për kohë për ta përballuar. Por mos u shqetësoni se do të kthehem shumë shpejt”, tha këngëtarja.
Nëna e dy djemve është shprehur se ka dashur ta bëjë këtë sqarim për shkak se gjërat dhe thashethemet që po thuhen për të kanë dalë jashtë kontrollit.
“Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen time dhe ekipin tim, dhe shumë gjëra të çmendura janë thënë. Po përpiqem të marrë pak kohë për veten time, por çdo gjë që po ndodh po ma bën më të vështirë. Mos besoni çdo gjë që lexoni dhe dëgjoni”, shkruan 37-vjeçarja nën video, duke shpjeguar më pas se edhe email-et që kanë nisur të qarkullojnë në emër të saj janë të stisura nga ish-menaxheri i saj.


Parashikimi i horoskopit, datë 24 prill 2019







Parashikimi i horoskopit, datë 23 prill 2019



Isida Mollaymeri: “Me këmbë në tokë…”






Parashikimi i horoskopit, 22 prill 2019

