KreuStil Jetese

Binjaket shqiptare këndojnë shqip në skenë! Mahnitet juria e “The Voice of Italy”

Dy motra binjake nga Shqipëria kanë kënduar live një këngë shqiptare në skenën e kompeticionit të rëndësishëm “The Voice of Italy” duke fituar menjëherë zemrat e publikut.

20-vjeçaret u ngjitën në skenë së bashku dhe performuar këngën e njohur shqiptare “Shumë Pis” kënduar nga Era Istrefi dhe Ledri Vula. Me një stil të veçantë të të kënduarit të quajtur ‘trap’ vajzat u prezantuan si grup nën emrin “Sindolls”.

Të katërta karriget e jurisë janë kthyer për dy vajzat që treguan se ato merren me muzikë ndërsa pyetjes së njërës prej trajnerëve se në cilën gjuhë po këndonin iu përgjigjën gjithë krenari “shqip” duke fituar duartrokitjet e publikut dhe jurisë.

Vlerësimet e trajnerëve kanë qenë maksimale duke e cilësuar performancën e dy binjakeve si shumë të bukur dhe të veçantë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF