KreuStil Jetese

Rishfaqet Aida Shtino e “Njërëz të humbur”! Në tryezë me politikanët e njohur

Gazetarja e njohur Aida Shtino është rishfaqur në publik. Prezantuesja e emisionit të njohur “Njerëz të humbur” duket se e ka lënë pas gazetarinë dhe ka vendosur t’i dedikohet politikës aktive.

 

Pas humbjes në zgjedhjet e 2013, ku garoi si deputete në Qarkun e Lezhës nën logon e PDIU-së, sot Shtino është shfaqur në logon e një partie tjetër, Partisë Republikane.

Aida Shtino është fotografuar ditën e sotme në tryezën e partive opozitare krah politikanit Fatmir Mediu, kreu i PR-së duke lënë të kuptohet se tashmë ka vendosur të rikthehet aktive në politikë.

Shtino ndodhej në krah të Mediut, ku pasi firmosën marrëveshjen me 10 pika, shtrëngoi duart me kreun e demokratëve, Lulzim Basha.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF