KreuStil Jetese

Merr fund martesa! Adele ndahet nga babai i djalit, bashkëshorti Simon Konecki

Artistja e njohur Adele është ndarë nga bashkëshorti i saj Simon Konecki pas 3 vitesh martesë. Lajmin e kanë konfirmuar zëdhënësit për shtyp të këngëtares që kanë kërkuar të respektohet privatësia e çiftit dhe thanë se nuk do të ketë komente të mëtejshme për ndarjen.

30-vjeçarja që është gjithmonë e rezervuar kur vjen puna te jeta private ka pranuar të premten mbrëma ndarjen nga 44-vjeçari. Adele dhe Simon kanë edhe një djalë bashkë të quajtur Angelo që erdhi në jetë në 2012-ën.

“Adele dhe partneri i saj janë ndarë. Ata do ta rrisin djalin e tyre plot dashuri”, thuhet në deklaratën e ndarjes.

Britanikja, fituese e shumë çmimeve u njoh me Konecki-n në vitin 2011 dhe vendosën të martoheshin me një ceremoni sekrete në 2016-ën.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF